-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Dervishi: Çështjet që duhen hetuar me përparësi…

Kryesoret

I ngazëllyer nga dëshira e zjarrtë e popullit, e administratës dhe udhëheqjes politike për të hetuar çdo çështje që mund të ketë dëmtuar interesin publik të shqiptarëve;

I motivuar nga njoftimet për marrjen e arit nga Mbreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu;

I frymëzuar nga protestat mbarëpopullore për të vënë drejtësinë në vend;

I brymosur më parimet e së drejtës zakonore dhe kushtetuese;

I bindur se pavarësisht kohës që kalon e drejta zhytet, por nuk mbytet

Me besimin se drejtësia (po ta lësh rehat) do të bëj punën e saj,

shpall si prioritare dhe urgjente listën e çështjeve që duhen hetuar sipas këtij rendi kronologjik:

  1. Hetimin e incidentit që çoi në pushtimin e Ilirisë nga Roma. (Mbretëresha Teutë i pat dërguar (me të drejtë) senantit romak, një letër ku theksonte me forcë të drejtën e ilirëve për pirateri në detin Adriatik. Vrasja e dy ambasadorëve që dërgoi Roma shërbeu si casus belli për pushtim. Akuza për tradhëti të lartë. (viti 223-227 para Krishtit.
  2. Hetimin e personave më precedentë në Europë që morën pjesë në Besëlidhjen e Lezhës; (viti 1444) indicia: raportet e ambasadorit të Venedikut/Venecias që ishte edhe ideatori dhe organizatori i Kuvendit. Akuza bazohet në ligjin për dekriminalizimin.
  3. Hetimin nën akuzën për korruptim aktiv dhe pasiv të inspektorëve të Kontrollit të Lartë të Perandorisë nga Ali Pashë Tepelena (viti 1780-1822)
  4. Hetimin e incidentit gjatë udhëtimit të Ismail bej Vlorës. Dyshohet se shtetasi Haki Tafa, me profesionin, karrocier që transportoi Ismail Qemalin në Vlorë nëse ka poseduar dokumentet e nevojshme apo ka qarkulluar pa lejë drejtimi. (viti 1912)
  5. Hetimin për lobim korruptiv të Edith Durhamit (1911)
  6. Hetimin e vendimeve të qeverisë së Vlorës dhe të qeverisë së Durrësit për të shpallur kryeqytet, qytetet respektive. Akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Dyshohet se vendimi është marrë nën presionin korruptiv duke qenë se këto dy qytete ishin qytete doganore (viti 1912-1913)
  7. Hetimin e tenderit të uniformës së Princ Vidit. Akuza për shpërdorim detyre. (viti 1914)
  8. Kush ishte oligarku nga Berati që financoi Kongresin e Lushnjës (viti 1920).
  9. Hetimin për shpërdorimin e kredive dhe ndihmës italiane në procesin e Rindërtimit të Shqipërisë. (Viti 1928-1938)
  10. Hetimin me dyshimin për fallsifikim të tapisë së shtëpisë ku u themelua partia (viti 1941)
  11. Hetimin për abuzime dhe mashtrim në shpërndarjen e ndihmave të sjella nga Anglia gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ka ende prova dhe dëshmitarë që kanë hedhur në masë këpucë të një këmbe. (viti 1942-1944)

Për shkak të ndjeshmërisë së lartë që kanë këto çështje në opinionin publik shqiptar dhe për faktin që pa hedhur dritë mbi këto krime nuk mund të ketë progres të Shqipërisë drejt BE-së, sugjeroj që hetimet të kryehen nga SPAK.

Hetimi i këtyre çështjeve do të ndriçojë dhe pastrojë historinë e Shqipërise dhe jo pseudo- aferat me pastruese, me incineratore, me agronë dhe mcgonë!

I juaji

Kiko

/ Analizë satirike

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit