Zbardhen detaje të reja në lidhje me arrestimin e Amar Shkëmbit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Autoritetet shqiptare kishin dijeni për vendndodhjen e Amar Shkëmbit, më pas kanë njoftuar autoritetet që e kanë mbajtën në vëzhgim deri në momentin e arrestimit.
Ai është mbajtur për rreth dy javë nën vëzhgim nga policia. Në momentin që është ndaluar, 39-vjeçari nuk ka pasur mjetin identifikimi me vete.
Më pas është bërë shoqërimi i tij. Përmes shenjave të gishtërinjve ka rezultuar si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grup të strukturuar kriminal.
Shkëmbi ka mohuar të jetë përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja me pretendimin se ka qenë jashtë vendit në momentin që ka ndodhur ngjarja. Për këtë ka në dorë provën e sistemit TIMS.
Sinjali dhe rezistenca! Si u kap në Dubai “ushtari” që donte të vriste prokurorin në Durrës?