Në fund të protestës, nga selia blu Sali Berisha tha se shumë shpejt do të caktohet tubimi i radhës kundër qeverisë. Gjyqin nuk pranoi që ta komentojë për çështjen e vulës.
“Nuk kam ndërmend të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Aty (në protestë) ishim për Edi Ramën dhe jo për gjykatën.
Armik numër një është Edi Rama. Ky është revolucion. Edhe Ramizi qëndroi ca kohë por në fund e hoqën me votë. Protesta e radhës do të jetë shumë shpejt, do ta vendosim” tha ai.
I pyetur për postimin dhe akuzat e Edi Ramës mëngjesin e sotëm për 21 Janarin pas daljes së një audio, Sali Berisha tha se kjo që cilësohet provë është false.
“Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 Janarin. Nëse shpallim një audio-përgjim pa dëgjuar gjë është mashtrim. Zëri? Ishte totalisht falsitet. Është një vepër e Ardi Veliut. Kaq” tha ai.









