Tërmet i fortë në Itali

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Itali. Lëkundjet me magnitudë, 4.4 rihter u regjistruan rreth orës 16:05. Epiqendra e tërmetit raportohet të ishte në Umbria, rreth 25 km nga Perugia. Lëkundjet u ndjenë në zona të ndryshme, rreth 200 km larg epiqendrës. /5pyetjet.al