-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“EurActiv”: Fantazma e Bashës shfaqet para zgjedhjeve lokale

Kryesoret

EurActiv” ka publikuar sot një artikull me titull “fantazma e Lulzim Bashës është shfaqur përpara zgjedhjeve lokale”, duke iu referuar autorizimit të tij dhe vendimit të KQZ-së dje që i la 48 orë kohë për plotësimin e dokumenteve ose në të kundërt, PD rrezikon mos regjistrimin në garën e 14 Majit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka bërë të ditur se ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ai që ka të drejtë të paraqesë kërkesën e partisë për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore pasi nuk ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga regjistri i partisë kur ai dha dorëheqjen publike në mars 2022. Për sa i përket dokumentit të autorizimit, Celibashi tha se “vlerësoj se ky dokumentacion nuk është në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor”, bazuar në nenin 64 të Kodit Zgjedhor.

Ligji thotë se një kryetar mund të delegojë përgjegjësi vetëm nëse ai mungon ose është i sëmurë, jo në rast të dorëheqjes. Ndaj KQZ-ja nuk mund t’i njohë dokumentet e dorëzuara nga Bardhi dhe duke qenë se dorëheqja e Bashës nuk u regjistrua zyrtarisht dhe ai mbetet, në letër, të paktën kryetari i partisë, duhet të jetë ai që do t’i paraqesë.

“Kodi thotë qartë se deklarata e kryetarit të partisë nuk është kompetencë por përgjegjësi dhe si përgjegjësi nuk mund të delegohet. Kjo është një përgjegjësi krejtësisht personale. Pra, nuk është kompetencë por përgjegjësi”, tha Celibashi. KQZ i ka dhënë PD-së 48 orë kohë për të dorëzuar dokumentet e sakta, përndryshe rrezikojnë të mos marrin pjesë në zgjedhje. Por Bardhi ka thënë se dokumentacioni është i plotë dhe nuk do të dorëzojnë asnjë tjetër sipas kërkesës së KQZ-së” shkruan “Euraktiv”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit