-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani thotë ka arrestuar mbi 100 persona për helmimet në shkolla

Kryesoret

Irani ka thënë se ka arrestuar më shumë se 100 persona në mbarë vendin për helmimet misterioze të mijëra nxënëseve nëpër shkolla, me akuzën se autorët e dyshuar të paidentifikuar mund të kenë lidhje me grupe “armiqësore”.

Incidenti i parë besohet të ketë ndodhur në nëntor, kur 18 nxënëse në qytetin e Qom u dërguan në një spital pasi u ankuan për simptoma si dhimbje koke, kollë, vështirësi në frymëmarrje, rrahje zemre dhe mpirje të duarve dhe këmbëve. Më pas, dyshimet për helmime u shtrinë në më shumë se 200 shkolla në gjithë Iranin – ngjarje kjo që ka ngjallur frikë dhe zemërim tek nxënësit dhe prindërit.

“Më shumë se 100 persona – përgjegjës për incidentet e fundit – u identifikuan, u arrestuan dhe u hetuan”, tha Ministria e Arsimit në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

“Në mesin e të arrestuarve ka persona me motive armiqësore, me qëllim futjen e terrorit në popull dhe mbylljen e shkollave”, thuhet në deklaratë.

Ministria shtoi se “fatmirësisht që nga mesi i javës së kaluar e deri më sot numri i incidenteve nëpër shkolla është ulur ndjeshëm dhe nuk ka raportime për nxënës të sëmurë”.

Më shumë se 5.000 nxënës në rreth 230 shkolla janë helmuar në 25 nga 31 provincat e Iranit, tha raporti i fundit zyrtar.

Disa politikanë thonë se ato mund të ishin shënjestruar nga grupet fetare që kundërshtojnë arsimimin e vajzave./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit