-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërroj jetë në aksident, i jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare në Itali

Kryesoret

Është përcjellë për në banesën e fundit Eralda Spahillari, 19-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksidentin e 4 marsit në Itali.

Më shumë se 500 persona ishin mbledhur për t’i dhënë të resë shqiptare lamtumirën e fundit. Ceremonia mortore u bë bashkë me atë të Barbara Brotto, e cila vdiq në aksident.

Gjatë ceremonisë mortore për nder të 19-vjeçares shqiptare, shokët e klasës i dhuruan familjes së saj një album me fotot më të bukura të realizuara ndër vite me të.

Në fund të ceremonisë mortore, miqtë e së resë lëshuan në ajër edhe disa tullumbace të bardhë në nderim të saj.

Nëna e Barbaras përcolli një mesazh për personat e përfshirë në këtë tragjedi.

‘Uroj me gjithë zemër që dy djemtë që po luftojnë mes jetës dhe vdekjes në spital, t’ia dalin, lutem që bilanci i kësaj drame të mos bëhet edhe më e rëndë’, ka thënë e ëma e Barbarës, citojnë mediat italiane.

Eralda ishte në makinë me të dashurin e saj dhe dy miq kur pësuan aksident. Mjeti me të cilin udhëtonin ishte më 140 km në orë, në momentin kur ndodhi tragjedia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit