-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(VIDEO) “Hajde dalim nga shtëpia”/ Çfarë ndodhi mes çiftit? Olta akuzon Luizin për dhunë ndaj Kiarës!

Kryesoret

Një moment gjatë spektaklit të së martës mes Luizit dhe Kiarës duket se po merr përmasa të mëdha, për faktin se është theksuar nga aktorja Olta Gixhari e cila e akuzon këngëtarin se ka gjuajtur moderatoren, partneren e tij.

Bëhet fjalë për një moment kur Luizi flet me Qetsorin gjatë spektaklit dhe Kiara e shtyn me këmbë, me taka, si shenjë që ai të ndalojë së foluri. Por Luizi duket në video teksa kthehet dhe vë dorën tek këmba e Kiarës si shenjë për t’i thënë edhe ai ‘ndalo’ së bëri atë gjest.

Por kjo situatë është fryrë nga Olta e cila pas spektaklit ka akuzuar Luizin për dhunë. Teksa qëndronin në oborr për të darkuar, pas akuzës së Oltës, Kiara i doli në mbrojtje partnerit të saj. Ajo tha se Luizi reagoi në atë mënyrë ndaj saj, pasi ishte ajo që e gjuajti me takë për ta ndaluar së foluri në ato momente.

Olta: Pse i gjuajte Kiarës?

Luizi: Ku i gjuajta

Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën

Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat

Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?

Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie

Kiara: Ky është i dashuri im

Olta: Nuk më intereson fare

Olta: Të duket gjest normal?

Luizi: Nuk kam gjujt

Olta: I ke gjujt

Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?

Olta: E pashë dhe ajo që më bëri përshtypje është që Kiara nuk reagoi fare kur e pyeti Arbana dhe i tha a ke dicka për të thënë?

Luizi: Ishte para se me gjujt

Olta: Ishte pas

Luizi: Okej si të thuash ti Në një moment të dytë, çifti kur ndodhet vetëm komenton akuzën e Oltës dhe Kiara tregohet e lodhur me situatën në shtëpi dhe i thotë Luizit të lënë shtëpinë.

Luizi: Ça je tu fol moj vajzë i thashë?

Kiara: Më shtyve more dhe bëri zhurmë se isha zbathur

Luizi: Më tha lëre pusho i thashë dhe unë i thashë pusho ti se isha në një debat, kaq, tani çfarë ti them unë?

Kiara: Po mirë mo hajde dalim ça të them unë

Luizi: Hadje dalim?

Kiara: Po dalim, kot tani krijojnë situata në cdo moment nga hici?

Luizi: Kush?

Kiara: Po nga të gjithë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit