-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mafia shqiptare shtrin “tentakulat” në Parlamentin e Ekuadorit

Kryesoret

Pas dyshimeve se presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso ka lidhje me mafien shqiptare.  Janë hedhur dyshimeve se dhe ligjvënës, ministra, deputetë si dhe ish-zyrtarë ekuadorianë janë akuzuar kanë lidhje me kompani të lidhura me mafian shqiptare pas deklasifikimit të dokumenteve nga Asambleja Kombëtare.

Anëtari i Asamblesë Ricardo Vanegas zbuloi nëntë emra që dyshohen se janë të përfshirë ku mes tyre janë dhe parlamentarët Dalton Bacigalupo dhe Xavier Santos, nga e majta Demokratike (ID) dhe Fernando Cedeño, nga Unión por la Esperanza. Të tre mohojnë akuzat dhe kërkojnë nga Superintensioni i Kompanive të sqarojë çështjen.

Ai përmendi gjithashtu Darío Herrera, ministrin aktual të Transportit, si dhe ish-krerë të tjerë ministrish dhe ish-ligjvënës. Sipas Vanegas, ky informacion nuk do të thotë se ata janë pjesë e një mafie apo se kanë kryer një krim. Disa konsiderojnë se këto akuza janë pjesë e një misioni politik të Vanegas për të larguar vëmendjen nga presidenti Guillermo Lasso, kunati i të cilit kishte lidhje me shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, sipas audios dhe dokumenteve.

Gjithashtu, ka prova që presidenti i dinte këto lidhje dhe nuk bëri asgjë për këtë, gjë që mund të jetë një nga arsyet për gjykimin politik që opozita do të paraqesë së shpejti në Kuvend.

Nga zbulimi i djeshëm në lidhje me pjesëtarët e Parlamentit, rezultoi se kompanitë me lidhje direkte dhe indirekte ose lidhje me shtetas shqiptarë vetëm në provincën e Manabí, do të arrinin në më shumë se 306. Disa prej kompanive janë të përkushtuara për prodhimin dhe tregtimin e kanabisit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit