-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Marrëveshja Kosovë -Serbi, e mundshme brenda këtij viti

Kryesoret

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, tha të enjten se një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mundshme brenda këtij viti. Zoti Escobar, i cili pritet të qëndrojë tani në Prishtinë, i bëri këto komente në përfundim të vizitës në Beograd. Takimet e Beogradit dhe Prishtinës i paraprijnë takimin të së shtunës në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Në takimin e Ohrit palët pritet të diskutojnë rrugët e zbatimit të një plani perëndimor për normalizimin e marrëdhënieve, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës. “Do të doja ta shihja marrëveshjen gjatë këtij viti kalendarik. Mendoj se kjo është plotësisht e mundur”, tha zoti Escobar. I dërguari amerikan po ashtu tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet, çështja është kur do të ndodhë.

“Ajo që do të donim të shihnim në takimin e Ohrit, është pranimi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kur flas për këtë kërkesë, nuk është se dua të jem konfrontues, apo ta hedh si sfidë. Është fakt që Asosacioni përfshihet në Marrëveshjen e Brukselit, është pjesë e marrëveshjes së tanishme, është pjesë e përfundimeve të Këshillit Evropian, është politikë e Shteteve të Bashkuara. Pra do të ndodhë. Çështja është se sa shpejt do të ndodhë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit