-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja në Ohër, Ditmir Bushati: Vullneti i Kosovës ka qenë përcaktues!

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka cilësuar ‘përcaktues’ vullnetin e Kosovës për nënshkrimin e dokumenteve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në një intervistë për emisionin ‘5 pyetjet’ nga Ilir Babaramo, Bushati tha se BE ka qenë në 3 pozicione të rëndësishme për dialogun Kosovë-Serbi që janë lehtësuesi, ndërmjetësuesi dhe udhëheqësi.

Marrëveshjet e Ohrit, Bushati në “5 Pyetjet”: Serbisë e Kosovës i shtohen angazhime që lidhen me integrimin!

Sipas Bushatit, normalizimi i marrëdhënieve pritet të përfundojë me përfshirjen e Serbisë në BE por thekson se s’mund ta lejojë që të luajë me 2 standarde e të mos njohë Kosovën.

“Mendoj që vullneti i Kosovës ka qenë përcaktues për nënshkrimin e 2 dokumenteve. Tanimë do të kemi zhvendosje ku secilës palë, Serbisë dhe Kosovës do t’i përcaktohen në procesin e integrimit europian.

Bushati në “5 Pyetjet”: SHBA dhe BE, prioritet për të mos ta lë në Serbinë të bjerë plotësisht nën kthetrat e Rusisë!

Serbisë do t’i shtohen të kapitullit 35 që kanë të bëjnë me raportin me fqinjët. Për herë të parë, Kosovës do t’i përcaktohen këto angazhime për anëtarësimin në BE. Ka edhe një element interesant tjetër, që BE ka qenë në pozicionin e lehtësuesit ose ndërmjetësuesi, po ashtu udhëheqës dhe mbikëqyrës i angazhimit.

Dokumenti i Ohrit kishim planifikuar të ishte më i detajuar, me afate konkrete që sensi drejt së ardhmes të ishte më i qartë por dihen deklarimet e palëve, po ashtu taktikat që kanë përdorur. Synohet që përmes këtij procesi normalizime që do përfundojë me njohjen e ndërsjellë të 2 shteteve, Serbia të përfshihet në BE.

Ish-ministri Bushati në “5 Pyetjet”: Njohja e Kosovës nga 5 vendet e BE, do t’ia hiqte alibinë Vuçiç

BE s’mund t’ia lejojë vetes të luajë me 2 standarde. S’mund të lejojë Serbinë që të përdorë barazimin me viktimizim për Rusinë ndaj Ukrainës dhe të bëjë sikur e mbështet me pretekstin e moscënimit të integritetit territorial”, tha Bushati.

Bushati në “5 Pyetjet”: Pas Ohrit, BE jo vetëm ndërmjetësuese e lehtësuese, por udhëheqëse e dialogut Kosovë-Serbi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit