-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Escobar dhe Borrel pas takimit në Ohër: Çelësi i marrëveshjes nuk qëndron te nënshkrimi

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një takim që pati dje me ambasadorët e akredituar në Kosovë është shprehur se Serbia vazhdon t’i largohet nënshkrimit ndërkohë që ata mbeten të përkushtuar për dialog konstruktiv.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çelësi i marrëveshjes nuk qëndron te nënshkrimi.

Në një deklaratë online para gazetarëve ndërkombëtarë, i Dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se përqendrimi te nënshkrimi është vërtet i panevojshëm.

“Pra, nënshkrimi nuk ishte problemi; ishte obligimi, gjë kjo e cila u përqafua lirshëm nga të dy vendet. Dhe përsëri, mirëkuptimi, mirëkuptimi i qartë nga të dyja palët, se çfarë pritej dhe çfarë do të merrte secila palë. Pra është një marrëveshje në çdo aspekt,” deklaroi Escobar.

Nga ana tjetër shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell në kuadër të përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka komentuar mos nënshkrimin e marrëveshjes.

“Nuk kishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit,” tha ai.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është përfshirë në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne do të përcjellim implementimin e marrëveshjeve. Shtetet anëtare e kanë shprehur përkrahjen,” tha Borrell.

Sipas tij, disa prej pikave janë më urgjente se tjerat. Këtu listoi themelimin e Asociacionit.

Kosova dhe Serbia, të shtunën e 18 marsit në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili është i detyrueshëm për të dyja palët që nga momenti i publikimit të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit