-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

13 viktima nga tërmeti në Pakistan dhe Afganistan

Kryesoret

Një tërmet prej 6.5 shkallësh ka goditur Pakistanin dhe Afganistanin, duke lënë të vdekur të paktën 13 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në të dyja shtetet, thanë zyrtarët.

Autoritetet po përballen me vështirësi për të mbledhur të dhëna për viktimat dhe dëmet në zonat e largëta.

Tërmeti goditi këtë rajon në Azinë Jugore në orët e vona të së martës, duke bërë që banorët të dilnin nga shtëpitë e tyre. Të paktën nëntë persona vdiqën në Pakistan dhe katër në Afganistan.

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se epiqendra e tërmetit prej 6.5 shkallësh ishte 40 klometra në juglindje të qarkut Jurm, në rajonin malor afgan Hundukush, që gjendet në kufi me Pakistanin dhe Taxhikistanin. Dridhjet e tokës u ndien në një perimetër të madh.

Autoritetet për menaxhimin e fatkeqësive në Pakistan thanë se nëntë persona vdiqën dhe 47 të tjerë u plagosën në provincën Kiber Paktunkva. Shumica e viktimave u shkaktuan nga shembja e shtëpive.

Sharafat Zaman Amar, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të ekzekutivit taliban, tha se përveç katër të vdekurve, edhe 70 të tjerë janë plagosur në Afganistan. Ai tha se viktima dhe dëme po raportohen në disa provinca.

Vitin e kaluar, juglindja e Afganistanit u godit nga një tërmet prej 6.1 shkallësh, duke lënë të vdekur 1.150 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Rajoni që u godit nga tërmeti gjendet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Më 2005, nga tërmeti prej 7.6 shkallësh ishin vrarë mijëra persona në Pakistan dhe Kashmir./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit