-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vëzhgimi/ Miliona lekë për bileta avioni! Administrata “në ajër”

Kryesoret

Administrata në fokus. Pritshmëritë nga administrata publike janë të shumta për të çuar përpara jo vetëm shërbimet, por edhe reformat dhe çështjen e integrimit.

Shpesh herë abuzimet janë të shumta. Një pjesë janë denoncuar në media. Problemet ende vazhdojnë. I ka pranuar edhe vetë qeveria.

Por sot do të flasim për një tjetër aspekt. Udhëtimet jashtë vendit. Në faqen e prokurimeve publike për çdo person që e hap çdo ditë për t’u njohur me prokurimet që kanë bërë institucionet ajo që tërheq vëmendjen është që nuk ka ditë që të mos ketë tendera për biletat e udhëtimit. Jo një, por disa.

Nga një vëzhgim i thjeshtë kemi konstatuar se vetëm këtë muaj që ende nuk është mbyllur janë zhvilluar mbi 80 procedura prokurimi për bileta avioni.

Shpenzimet janë me miliona. Nga drejtoritë, te bashkitë, ministrisë, kuvendi, qeveria, Presidenca, por edhe institucionet e drejtësisë janë në radhë për bileta. Shtrohet pyetja; a është administrata më shumë “në ajër” sesa në tokë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit