-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në Bruksel: Marrëveshja me Serbinë të miratohet shpejt dhe saktë

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet saktë dhe sa më shpejt. Ndërkohë që ka shtuar se me urgjencë është çështja e të pagjeturve në kuadër të saj.

Kreu i qeverisë së Kosovës tha para mediave në Bruksel, se më 4 prill, do të diskutohet çështja e zbatimit të marrëveshjes. Ai ka komentuar deklaratën e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrel, se është urgjente themelimi i asociacionit, Kurti deklaroi se deklaratat politike nuk duhet të vendosen para marrëveshjes bazë.

Takimi në javën e parë të prillit, që do të mbahet në Bruksel nuk do të jetë ndërmjet meje si kryeministër dhe presidentin e Serbisë, por do të jetë ndërmjet kryenegociatorëve. Më 4 prill në Bruksel, ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar.

Pra ka marrëveshje, ekziston marrëveshja, ajo është shumë e qartë dhe publike për të gjithë dhe kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj. Prandaj edhe do të organizohet një takim ndërmjet kryenegociatorëve, ku nga ana e Republikës së Kosovës është zëvendëskryeministri Besnik Bislimi”, ka thënë Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit