-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

900 Euro! Si do të bëhet rritja e pagave dhe kur do të merret shpërblimi?

Kryesoret

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme një strukturë të re të pagave të administratës. Pas rritjes së pagës minimale, kryeministri Edi Rama njoftoi se reforma do të prekë edhe pagën mesatare, e cila brenda dy viteve parashikohet që të shkojë 900 Euro.

Ne do të bëjmë tani reformën më të rëndësishme për njerëzit, e të gjithë strukturës së pagave. Pagat do të rriten për të gjithë në sektorin publik, por kjo reformë do të impaktojë edhe sektorin privat. Kemi në plan një rritje pagash në harkun e dy viteve në vijim të Shqipërisë në nivelin e rajonit.

Kjo synon një target të një page mesatare prej 900 Euro. Jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi të re. Pas rritjes së pagës minimale do të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare.

Do të kemi një rritje tani për një pjesë. Për disa kategori do të kemi një rritje menjëherë tani. Kjo e para. Do të kemi së shpejti rritje për një pjesë të shkallëzuar” tha ai.

Por kur do të specifikohet rritja për kategoritë që përfitojnë? “Detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit që vjen brenda 10, 15 ditëve të ardhshme. Për të tjera kategori do kemi rritje të menjëhershme të këtij viti” tha ai.

Të parët që do të përfitojnë do të jenë pensionistët që muajin tjetër do të marrin një shpërblim 50 mijë lekë. “Për pensionistët do të ketë 5 mijë lekë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”, tha Rama.

Po a është kjo shkelje e Kodit Zgjedhor, duke qenë se shpërblimi për pensionistët dhe rritja e pagave vjen vetëm pak javë përpara zgjedhjeve? Rama e justifikoi. “Këto janë të gjitha çështje dhe janë të gjitha zotime që janë marrë dhe s’kanë lidhje me kodin zgjedhor dhe  zgjedhjet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit