-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Ohrit do shënohet në histori!

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka besim se Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë pozitivisht në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Sipas tij, marrëveshja duhet të shënohet në histori pasi sjell normalizimin e raporteve mes 2 vendeve.

“Ndoshta është shumë herët për të thënë. Shpresoj se Marrëveshja e Ohrit do të shënohet në histori. Nga njëra anë, si pika nga e cila filloi normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe bëri që kufijtë të bashkojnë njerëzit, dhe jo të ndajnë. Gjithashtu, se do të jetë një pikë kthese nga e cila filluam të merremi me çështjet ekonomike në radhë të parë dhe bashkëpunimin ekonomik”, ka thënë Hill.

Megjithatë shprehet se SHBA do të donte që kufijtë e Ballkanit duhet të jenë sipas konceptit të ‘Open Balkan’ për t’i afruar njerëzit më shumë me njëri-tjetrin.

Hill thotë se SHBA-ja do të angazhohet për të ndihmuar pjesë të ndryshme të rajonit për të gjetur rrugën e tyre përpara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit