-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Evis Berberi derdh 7 miliardë lekë për 2 ditë

Kryesoret

Mbi 7 miliardë lekë tendera ka hedhur për prokurim Autoriteti Rrugor Shqiptar brenda 48 orëve. Evis Berberi është treguar i papërmbajtshëm duke firmosur shtatë procedura tenderash për rrugë, zgjerime dhe asfaltime apo supervizime.

Tre projektet kryesore janë zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë – Thanë që shkon 2.5 miliardë Lekë. Gjatësia totale e projektit është 50.12 km.  Rruga nacionale ekzistuese Elbasan – Qafë Thanë është me gjerësi totale 9 – 9.5m. Tashmë pritet që të zgjerohet akoma më shumë.

Vepra e dytë është ndërtimi i rrugës Berat – Ballaban 2.2 miliardë lekë dhe asfaltimi i rrugës Ura e Cerenecit – Peshkopi 1.2 miliardë Lekë. 500 milionë lekë për plotësimin e punimeve të mbetura në aksin Porto Romano – Durrës.

Por leku i madh luhet edhe në Tiranë për rrugët lidhëse me autostradën Tiranë-Elbasan, gati 200 milionë lekë, apo mbushjet në aksin Milot-Morinë 182 milionë lekë. Oligarkët po fërkojnë duart, pritet kush do të bekohet fitues.

7 tenderat e ARRSH-së

Zgjerimi i rruges Elbasan – Qafe – Thane-2,499,999,918.36 Lekë

Ndërtim rruga Berat – Ballaban-2,252,349,749.61 Lekë

Sistemim asfaltim rruga Ura e Cerenecit – Peshkopi-1,249,458,590.51 Lekë

Plotësimi i punimeve të mbetura në aksin Porto Romano – Durrës-499,999,420.70 Lekë

Supervizion punimesh “Ndërtim rruga Berat – Ballaban-17,674,151.09 Lekë

Ndërtim i nyjës Bërzhitë dhe rrugët lidhëse Tiranë – Elbasan-197,254,215.96 Lekë

Mbrojtje lumore në aksin Milot-Morinë-182,622,447.93 Lekë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit