-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

HRW: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vë pah nevojën për drejtësi

Kryesoret

Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, vë në pah nevojën e vazhdueshme për drejtësi, 24 vjet pas luftës në Kosovë, ka thënë organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch (HRW).

Gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nis më 3 prill, në Gjykatën Speciale. Kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

“Ky gjyq është ndaj katër njerëzve të akuzuar për kryerje të krimeve të tmerrshme, gjatë dhe pas luftës, kur konflikti ka mbaruar, përfshirë kundër njerëzve nga grupe të ndryshme etnike”, ka thënë Hugh Williamson, drejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në organizatën Human Rights Watch.

Ky gjyq “u ofron mundësi viktimave që, pas aq shumë vjetësh, të mësojnë çfarë ka ndodhur, dhe vë në pah pandëshkueshmërinë që vazhdon të ekzistojë për konfliktin në Kosovë, por edhe për luftërat tjera në ish-Jugosllavi”.

Në Kosovë, disa njohës të fushës së drejtësisë besojnë se gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve është i njëanshëm, meqë Gjykata Speciale nuk përfshin krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës apo në ndonjë territor tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit