-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po largohej nga Shqipëria, arrestohet 60-vjeçari i dënuar me burg

Kryesoret

Goditet 1 rast i mosdeklarimit të të hollave në PKK Grabom, sekuestrohen 19 900 dollarë. Bëhet fjalë për Rexhep Rapin

Intensifikohen kontrollet nga shërbimet e Policisë, në Pikat e Kalimit Kufitar, për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë.

  • Kapen në Rinas, Muriqan dhe Morinë, 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre i dënuar me 7 vjet burgim, për organizim të emigracionit të paligjshëm.

  • Goditet 1 rast i mosdeklarimit të të hollave në PKK Grabom, sekuestrohen 19 900 dollarë.

  • Goditet dhe një rast i kontrabandës së mallrave në PKK Rinas, sekuestrohen 30 steka me cigare, pa pullë fiskale.

Shërbimet e Policisë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, në kuadër të bashkëpunimit me Interpol Tirana, për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, për t’iu shmangur drejtësisë, kanë kapur 3 shtetas, konkretisht:

  • Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në dalje të RSH-së, kanë kapur shtetasin Rexhep Rapi (Arapi), 60 vjeç, banues në Durrës, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Genova, Itali, e ka dënuar 7 vjet burgim, për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

  • Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në hyrje të RSh-së, kanë ndaluar shtetasin Flamur Shala, 38 vjeç, banues në Zvicër, i cili pas verifikimit ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit