-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi bashkon opozitën në Elbasan: Të gjithë kundër Ramës

Kryesoret

Kandidati i Berishës dhe Metës për Elbasanin, Luçiano Boçi njoftoi sot se ka arritur një marrëveshje me disa faktorë opozitarë në Elbasan për të qenë bashkë në 14 Maj. Marrëveshjen me drejtuesit e partive opozitare në Elbasan, Boçi e cilësoi si një hap të rëndësishëm drejt fitores.

“Kjo marrëveshje është një moment solemn dhe frymëzues në garën time për Bashkinë e Elbasanit. Më vjen mirë që edhe njëherë Elbasani tregoi që është qytet i qyteteve, siç e quaj unë. Ne reflektojmë gjithnjë një harmoni njerëzore mes nesh dhe sot po tregojmë edhe një harmoni politike, e cila reflekton bashkimin e qytetarëve. Kjo nuk është një betejë për Luçiano Boçin por është një betejë për qytetarët”, deklaroi Luçiano Boçi.

Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar sot forcat që mbështetën kandidaturën e tij janë: PARTIA E LIRISË PARTIA DEMOKRISTIANE
LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR
LËVIZJA E LEGALITETIT
PARTIA REPUBLIKANE
PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE
PARTIA PËR EUROPIANIZIM DHE INTEGRIM
ALEANCA LIBERALE E DJATHTË
BALLI KOMBËTAR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit