-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

City i jep leksione Liverpoolit, e mposht lehtësisht në Etihad

Kryesoret

Ka përfunduar ndeshja mes Manchester City dhe Liverpool në stadiumin Etihad. Në ndeshje e cila dhuroi gola spektakolar dhe një humbje të dhimbshme për Liverpoolin.

Manchester City arriti të fitonte lehtësisht me rezultatin 4-1 ndaj Liverpoolit edhe pse pati mungesë një nga protagonistët më të mirë të skuadrës, Erling Haaland.

Liverpooli ishte ai që hapi ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 17-të me një gol të mrekullueshëm të Mohamed Salah.

Por ky avantazh nuk zgjati shumë pasi 10 minuta më vonë Jack Grealish dha një asis për Julian Alvarez, për ta barazuar rezultatin.

Pjesa e parë mbaroi me nga 1 gol për secilën skuadër por ndryshoi në pjesën e  dytë ku yjet e Guardiolës nuk u ndalën duke shënuar njëri pas tjetrit.

Kevin De Bruyne në minutën e 47 ishte shpëtimtari i cili nxori në avantazh ekipin e cila u pasua edhe me gola të tjerë.

Shtatë minuta më vonë, Ilkay Gundogan realizoi të tretin për ekipin.

Jack Grealish i cili ndihmoi me asistim në barazimin e rezultatit në pjesën e parë dha kontributin e tij të fundit për të realizuar golin e 4 dhe përmbyllës të ndeshjes.

Manchester City pas fitores së sotme renditet i dyti në tabelë me 64 pikëve.

Ndërsa Liverpooli mbetet në kuotën e 42 pikëve dhe zbeh edhe më shumë gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit