‘Drejtësi, jo politikë’, ‘Liria ka emër’. Përmes këtyre posterave është mbyllur marshimi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që akuzohen në Hagë për krime lufte.
Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova zbarkuan në Prishtinë dhanë mbështetje të madhe për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin.
Në këtë marshim kanë marrë pjesë edhe Shqiptarë të cilët kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të dhënë mbështetjen e tyre.
Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare “Liria ka emër”, ku edhe kanë publikuar një fotografi të qytetarëve nga Shqipëria.
Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.
Më 3 prill do të hapet gjykimi kundër ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë (DHSK).