E mori në qafë parashuta! Vdes turisti në Himarë

Një turist çek ndërroi jetë tragjikisht ditën e sotme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 te përroi i Palasës. Dyshimet e para janë se për shkak të një infarkti, turisti humbi kontrollin mbi parashutën duke rënë dhe ndërruar jetë. Hetimet vazhdojnë. /5pyetjet.al