-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sako blen dru zjarri në pranverë! Tenderi me hije të forta dyshimi

Kryesoret

Në muajin mars, kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako hapi një tender për të blerë dru zjarri edhe pse ishim në fund të dimrit.

Megjithatë ndoshta Sako po i tenderonte drutë që tani duke menduar për dimrin e ardhshëm për të shmangur ankesat që këtë vit kishte nga prindërit. Edhe pse ende nuk dihet nëse do të rizgjidhet në 14 Maj.

DOSJA-Kliko këtu për dokumentet e tenderit

“5Pyetjet.al” e ka ndjekur procedurën, dytë ditë më parë është shpallur fituesi i tenderit rreth 400 milionë Lekë (39.996.00) pa TVSH.

Faqja që monitoron prokurimet publike e ka kapur me flamur të kuq këtë procedurë për shkak të skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit duke ngritur hije të forta dyshime. Por përse janë eliminuar garuesit e tjerë?

Në dokumentin e njoftimit evidentohet fakti që fitues është shpallur kompania e Gjergj Bucit që ka dhënë një çmim, kokë më kokë me fondin limit. Tre të tjerat janë skualifikuar nga gara për arsye të ndryshme, mungesë eksperience apo dokumentacioni.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit