-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kryebashkiakja e Kurbinit mobiloi zyrën me mobilie antistres 160 mijë euro

Kryesoret

Sali Berisha kërkoi votën e qytetarëve të Kurbinit në 14 Maj për kandidatin e tij Behar Haxhia. Ish-kryeministri gjatë fjalimit tha se rivalja socialiste ka shpërdoruar buxhetin e bashkisë për të blerë mobilie antistres 160 mijë Euro. “Behar Haxhia ka të gjithë mirësjelljen, qytetarinë, mençurinë, aftësitë për të qenë qytetari i parë i bashkisë tuaj dhe për ta kthyer bashkinë në shtëpinë e parë tuajën, për të vendosur qytetarin në epiqendër të jetës së bashkisë.

Behar Haxhia ka një rivale, e cila jo vetëm që fshihet vetë nga ju, por e fsheh edhe Edi Rama. Po vija dhe nuk po shihja kund, ja ka zhdukur të gjitha portretet Majlindës. Unë nuk do të doja, ua them këtu, që të thoja qoftë edhe një çerek fjale të papërshtatshme për një zonjë. Por interesi juaj, i fëmijëve tuaj, interesi i dhjetëra mijëra qytetarëve që rropaten sot në mospasje, i atyre që detyrohen të largohen më detyron ti them, se ti Majlinda nuk je gjë tjetër vetëm një klonim i Belindës, Oltës dhe enturazhit të Edi Ramës.

Se ku u kanë mbledhur ju me qirinj, por ti je si një binjake siameze, qoftë me Oltën qoftë me Belindën. Belinda e mobilon zyrën me 220 mijë euro. A mund të imagjinoni ju, 220 mijë euro, sepse do të ndihet aty si … ç’të thuash. Olta bën rrugën Tiranë-Peshkopi, 15 herë me helikopter, 15 mijë euro rruga. Majlinda, kryetarja arredon bashkinë, zyrën me 160 mijë euro, me mobilie antistres, se është stresuar shumë zonja” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit