-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kopsitet dosja! Hetuesit anglezë marrin provat e vrasjes së biznesmenit

Kryesoret

Dy hetuesit britanikë që erdhën në Shqipëri për të marrë informacion në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj janë larguar. Ata ishin dje në Lezhë. Zhvilluan takime me drejtuesit e policisë edhe në Tiranë.

Pas dosjes që u çua në Britani, hetuesit u njohën edhe me elementë të rinj. Tashmë pritet vendimi i gjykatës nëse do të pranojë kërkesën e palës shqiptare për të ekstraduar drejt Tiranës organizatorin, Edmond Haxhia dhe tre të arrestuarit e tjerë, britanikë të akuzuar për vrasjen.

Përfshirja e britanikëve në vrasjen e 19 Prillit në Shëngjin, solli në Shqipëri hetuesit nga Anglia. Në kërkim ndodhen ende ekzekutori i Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva dhe shtetasi anglez, Harry Simpson, të cilët bashkë me Edmond Haxhinë, konsiderohen si personat kryesorë në organizimin dhe zbatimin e planit të vrasjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit