Uroš B u arrestua në fshatin Vinjishte afër Kragujevcit , tetë orë pas një ndjekjeje aktive të tij.
Ai dyshohet për masakrën në afërsi të Mlladenovcit, kur rreth mesnatës së mbrëmshme vrau 8 persona dhe plagosi 13 persona.
Ai u arratis, mëngjesin e sotëm rreth orës 8 është arrestuar në shtëpinë e të afërmve ku fshihej.
Sipas mediave serbe i riu ka qëlluar me armë në fshatin Dubone, Malo Orašje dhe afër Smederevës pranë një këndi lojërash ku mblidhen vazhdimisht të rinjtë.
Ishte fshehur te daja, si u arrestua autori i masakrës me 8 të vrarë në Serbi?
Ai ka ka qenë duke lëvizur me makinën e tjj “Mercedes” kur ka qëlluar me automatik ndaj personave 21 personave . Raportohet se ai ka vrarë një polic dhe motrën e tij më të vogël.
Fqinjët e 21-vjeçarit janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë ndërsa thonë se ai ishte pak i çuditshëm, por që askush nuk i ka kushtuar rëndësi të veçantë.









