Edmond Spaho ka bërë kallëzim penal për kryebashkiakun e bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu. Spaho para Prokurorisë ka deklaruar se Topçiu u ka premtuar fermerëve regjistrimin e traktorëve në këmbim të votës.
“Rrugës për në Vreshtas takova një traktorist të cilin nuk e njihja se kush ishte dhe si e kishte emrin dhe e pyeta përse iu kanë mbledhur.
Ai mu përgjigj se na kanë njoftuar nga pushteti vendor që të vijmë megjithë traktorët në Vreshtas se do të bëhet regjistrimi i tyre dhe pajisja me targa i traktorëve tanë
. Unë e pyeta se si do tjua bëjnë me lek apo falas dhe kush do tua bëjë. Ai mu përgjigj nuk e di se si do të bëhet me lek apo pa lek.
Më pas e kam pyetur përsëri nëse kjo gjë kishte lidhje me zgjedhjet e të dielës? Ai mu përgjigj “sigurisht që kjo për këtë punë bëhet”, thuhet në kallëzimin e Spahos.