Kryesuesi i listës së këshilltarëve për këshillin bashkiak në Tiranë Ilir Alimehmeti në takimin përmbyllës së fushatës elektorale në Tiranë për zgjedhjet e 14 u shpreh se programi i cili ndjek opozita do të jetë zgjidhës përfundimtar i problemeve të qytetarëve.
“Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje konkrete për problemet e tyre të përditshme. Kanë nevojë për një lidership që ti besojnë, që t’i japi plane konkrete, të zgjidhshme, të bazuara, faktike me kosto reale pa thënë të pavërteta.
Kjo është arsyeja pse në të gjithë këto muaj ne zhvilluam nje program me ju, një program real për njerëz real jo për njerëz tallave. Program i cili shkon dhe godet direkt problemet e tuaja të përditshme me zgjidhje konkrete.
Program i cili bazohet mbi vlera të larta të mbështetjes së familiarëve, të fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuar, personave në nevojë, sepse në fund fare nga kjo përbëhet Tirana.
Kjo është arsyeja pse fituam çdo debat publik, kjo është arsyeja pse debat mediatik, kjo është arsyeja pse kundërshtari nuk i shkonte zotit Këlliçi përballë në debat. Kjo është arsyeja pse unë në këtë shesh sot gjeta njerëz të kthyer nga Roma nga Athina, nga Tetova, nga kudo për të ushtruar të drejtën e votës në Tiranë.
Jeni ju ata që vendosni pas dy ditësh. I ftojmë të 700mijë qytetarët e Tiranës që kanë të drejtë vote në Bashkinë e Tiranës të vijnë të votojnë,” u shpreh Alimehmeti.