Gjykata ka lënë në arrestet shtëpie është Kristo Agalliun i cili u arrestua dy ditë më parë për blerje votash. Agalliu akuzohet se i premtoi 15 mijë lekë për 4 vota Agron Duros.
Në dëshminë e tij, Agalliu ka thënë: “Nuk mbaj mend asgjë! Kam qenë duke pirë në lokal”.
Sipas policisë, Agalliu është filmuar teksa po bisedonte në telefon me koordinatorin e një partie në Kuçovë, të cilit i premtonte se do i sillte vota kundrejt shumave të parave.
Sipas bisedës, pazari i votave ishte 150 mijë lekë të vjetra, ku 50 mijë do të përdoreshin për karburant.