-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me simptoma asfiksie, punonjëset e një fabrike në Bathore përfundojnë në spital

Kryesoret

Pasditen e sotme disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pasi nuk janë ndjerë mirë gjatë punës.

Punonjëset kanë shfaqur simptoma asfiksie. Sipas burimeve, në QSUT ndodhen 3 gra.

Njëra është tek urgjenca e sëmundjeve të Brendshme, njëra në infektiv, dhe një në Toksikologji.

Priten që në urgjencë të trajtohen edhe punonjëse të tjera pasi helmimi ka ndodhur në  një hapësirë me kolektiv të madh.

Dyshimi i parë është helmimi nga ndonjë lloj solucion, ose për shkak të problemeve me ventilimit.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit