-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do të shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike (Dokumenti)

Kryesoret

Po ndodh ajo që pritej. Ministria e Arsimit ka bërë gati projektvendimin për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike. Me ndryshimet e reja që priten që të futen në fuqi kur të marrin firmën e kryeministrit Edi Rama, Akademia e Studimeve Albanologjike dhe institutet në varësi të saj shkrihen dhe i bashkëngjiten Akademisë Shkencave. Kjo ide është kundërshtuar nga shumë faktorë.

Vendim për; Mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe transferimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të saj tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brenda datës 31 Dhjetor 2023.

Të gjitha asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme në administrim të Akademisë së Studimeve Albanologjike, kalojnë në administrim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, e cila ka detyrimin t’i ruajë dhe t’i mirëmbajë pasuritë në administrim dhe nuk mund të ndryshojë apo tjetërsojë destinacionin e tyre” thuhet në projektvendimin e ri që i jep një fuqi akoma më të madhe kreut të ASH-së, Skënder Gjinushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit