-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euro në pikiatë, prek nivelin më të ulët prej shumë kohësh

Kryesoret

Rënia e euros po thyen rekorde të reja historike këtë javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten në minimumin e ri historik prej 109.4 lekësh.

Monedha europiane ka humbur 1.2 pikë ose rreth 1.1% në raport me lekun vetëm kësaj jave. Me bazë vjetore, rënia e kursit të euros ndaj lekut ka arritur tashmë në 9.2%.

Megjithëse forcimi i lekut kundrejt euros është tashmë një tendencë e qëndrueshme në vitet e fundit, ritmet e forcimit të monedhës vendase në muajt e fundit janë mjaft të shpejta dhe përtej parashikimeve të agjentëve të tregut.

Burime nga tregu financiar thonë se shitjet e euros janë shumë të pakta, ndërsa oferta e monedhës europiane vazhdon të jetë e bollshme dhe e qëndrueshme.

Burimet e rritjes së ofertës valutore mund të identifikohen kryesisht në përmirësimin gradual të bilancit të pagesave dhe në veçanti rritjes së të ardhurave nga turizmi.

Shitjet në volume të konsiderueshme të euros kanë rritur kërkesën për lekë dhe po e mbiçmojnë gjithnjë e më shumë monedhën vendase, në një kohë kur edhe oferta e saj ka një tendencë tkurrëse, siç dëshmohet nga normat e ulëta të rritjes së agregatitit monetar M2.

Rënia e euros megjithatë ka një ndikim direkt në uljen e kostos së kredive në euro për atë shumicë të huamarrësve shqiptarë që i ka të ardhurat e veta në lekë. Forcimi i lekut po balancon rritjen e normave të interesit, si rezultat i rritjes së indeksit benchmark, Euriborit.

Por, rënia e shpejtë e euros po bëhet një problem gjithnjë e më i madh për bizneset eksportuese, me një efekt direkt negativ mbi bazën e tyre të të ardhurave dhe mbi marzhet e fitimit./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit