-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet titulli i filmit të Luizit

Kryesoret

Ditën e djeshme, Luiz Ejlli postoi në “InstaStory” një foto ku shfaqej së bashku me Olta Gixharin dhe krahas saj shkruante thjesht “Filloi…”. Dy ish-banorët e “BBV 2” shfaqeshin duke lexuar skenarin e filmit, xhirimet e të cilit do të nisin së shpejti dhe ata do të jenë dy personazhet protagonistë.

Sot, janë zbuluar detaje të reja. Moderatori Blendi Salaj shfaqi mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”. Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë”, ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother Vip”.

Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”. Blendi Salaj tha se personazhet e tjerë në film mund të jenë dhe ish banorët e Big Brother Vip, por edhe aktorë të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit