-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkoi falje, shpëton arbitri i finales së Champions

Kryesoret

Nuk ka ndryshime. Gjyqtari polak, Raymond Marciniak, do të gjykojë finalen e Ligës së Kampioneve mes Manchester City dhe Inter, e planifikuar për t’u luajtur më 10 qershor në Stamboll.

UEFA, me sa duket, ka pranuar faljen e arbitrit polak, në lidhje me protestën e ekstremit të djathtë, ku ai akuzohet se kishte marrë pjesë.

“Nuk e dija që protesta kishte lidhje me një lëvizje të ekstremit të djathtë, nëse do të kisha qenë në dijeni të këtij fakti do ta kisha refuzuar kategorikisht”, u shpreh Marciniak, në një deklaratë që u shpërnda më pas nga UEFA.

Marciniak më nënvizoi mbështetjen e palëkundur për vlerat e UEFA, në veçanti gjithëpërfshirjen dhe respektin për të gjithë individët.

“Për më tepër, unë e dënoj fuqishëm çdo formë urrejtjeje, diskriminimi apo fanatizmi, që nuk ka vend në sport apo shoqëri në tërësi. Nuk kam mbështetur asnjë parti, organizatë politike apo politikanë dhe distancohem qartë nga çdo këndvështrim, deklaratë dhe veprim ekstrem, racist apo antisemitik”, shkroi Marciniak në një postim në Instagram.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit