-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ME VIDEO-Berisha: Hap pas hapi, si u manipulua votimi në Kamëz

Kryesoret

Sali Berisha ka paraqitur sot pamje filmike, të cilat sipas tij faktojnë manipulimin e zgjedhjeve për bashkinë Kamëz. Në pamjet e marra nga kamerat e vendosura në 6 qendra votimi duket se në 240 raste, votimi ka qenë i parregullt.

Nga këto pamje, në një rast duket sipas tij se komisionerja e PS voton në vend të qytetarëve. “Rasti i komisioneres së PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesit. Kjo është një militante e thekur, një kriminele elektorale në qendrën e votimit”.

Berisha: Ja provat si u manipuluan zgjedhjet

Në një moment tjetër në pamjet e publikuara nga PD, ka momente të votimit familjar dhe në një rast duket që operatori që është përgjegjës për pajisjen, voton në vend të qytetarëve. “Në këto gjashtë qendra, janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative në të cilat rasti i operatorit Haxhi Gusja, voton vetë me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1577/1 në Valias.”

Berisha ka premtuar se opozita do të verifikojë çdo qendër votimi në Kamëz e në Elbasan, për të faktuar sipas tij që zgjedhjet e 14 majit ishin të parregullta. “Ne po bëjmë çdo gjë për t’u paraqitur shqiptarëve kriminalizimin e plotë të farsës elektorale 2023” tha ai.

Denoncimi i Berishës; Operatori Haxhi Guzja voton vetë me disa karta Identiteti, QV 1477/1 Valias i Vjetër, Kamëz

 

 

Nje person (i rrethuar me rreth të kuq) voton për 3 votues të tjerë. QV 1477/1, Valias i Vjetër, Kamëz

 

Operatori Haxhi Guzja voton ne vend te votuesit, QV 1477/1 Valias i Vjetër, Kamëz

 

Operatori Haxhi Guzja merr kartën e identitetit të një votuesi në Komision dhe voton vetë QV 1477/1 Valias i Vjetër, Kamëz

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit