-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kredi të buta për administratën

Kryesoret

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj paraqiti javën e kaluar në Kuvend ndryshimet e ligjit për strehimin social.

Synimi, tha ministrja është zgjerimi i përfituesve edhe me kategorinë e të punësuarve në administratën publike, të rinjtë dhe familjet e reja. Kështu përveç rritjes së pagave, punonjësit e administratës publike do të përfitojnë edhe kredi të buta.

Përmes ndryshimeve po i japim zgjidhje njërës prej sfidave të kohës, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet e BE, atë të largimit të shtresës së mesme dhe përkeqësimit të situatës së tyre ekonomike, duke krijuar mbështetje për familjet e reja, të rinjtë dhe punonjës të administratës publike, të cilët kanë shpenzuar kohë e kapital për t’u shkolluar dhe që kontribuojnë në ekonominë e vendit.

Ndryshimet propozojnë riformulimin e kategorisë “çift i ri” në “familje të reja”, pasi shpesh herë është keqinterpretuar se çifti i ri nuk përfshin fëmijët, si edhe ndryshimin e kufirit moshor, duke qenë se familjet e reja po krijohen gjithnjë e më shumë në një moshë më të madhe se më parë”, tha Ibrahimaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit