-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E papritur! Luizi thyen rekordin e ri

Kryesoret

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të këtij reality show.

Artisti nga Shkodra ditën e djeshme (e shtunë) ka publikuar këngën e re “Përjetësisht”.

Ky projekt, që u cilësua si një dedikim dashurie, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe akoma pa u bërë 24 orë ka arritur një milion klikime.

Kjo këngë e Luizit u realizua në studion e SBS Entertainment me tekst dhe melodi nga Bardhyl Idrizi – Bardhi.

I njëjti shquhet për vokalin e veçantë dhe tashmë është njëri ndër më të kërkuarit në mbrëmje e koncerte.

Ejlli ka nisur përgatitjet për një turne që do ta nisë këto ditë në Amerikë.

Ai edhe gjatë kohës sa ishte në BBVA është komentuar në masë të madhe për humorin e lojën që zhvilloi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit