-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Heqja e vetos në BE, si zgjidhje për zgjerim më të shpejtë

Kryesoret

Në kohën kur në Bashkimin Evropian thonë se “është krijuar një moment i ri për zgjerimin” pasi Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e kandidatit, ndërsa një status i tillë i është premtuar edhe Gjeorgjisë, janë rritur zërat për heqjen e vetos në procesin e marrjes së vendimeve në Këshillin e BE-së.  Këto propozime arsyetohen me faktin se edhe tash kur BE-ja ka 27 shtete anëtare po dëshmohet se është e vështirë të miratohen vendimet, ndërsa po të pranohen edhe shtetet tjera, do të bëhet edhe më vështirë.

Së fundi, thirrjeve që për disa çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë të hiqet vetoja dhe të kalohet në votimin me shumicë të kualifikuar, u është bashkuar edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz. Më herët thirrje të tilla ka bërë edhe presidenti i Francës dhe shumë zyrtarë tjerë të lartë të BE-së.

Këto propozime janë në përputhje edhe me kërkesat e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Evropian që janë shprehur gjatë të ashtuquajturës “Konferencë për të ardhmen e Evropës“. Mbështetësit e heqjes së vetos thonë se BE-ja së pari duhet të reformohet përbrenda në mënyrë që të jetë e gatshme për t’u zgjeruar. Të tjerët thonë se heqja e vetos do ta bënte BE-në më funksionale, ndërsa zëri i saj në botë do të ishte më i respektuar dhe ndikimi do të rritej.

Bashkimi Evropian, aktualisht, për secilin vendim në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë duhet ta bëjë me konsensus. /REL

Lexo të plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit