-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Kurti për “BBC”: Nuk do të lejoj që dikush të përçajë Kosovën

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish sot për situatën në veri të vendit me BBC.

Kurti në programin e mëngjesit në “BBC” tha se nëse jo kryetarët e zgjedhur, atëherë kush duhet të jetë në ato ndërtesa.

“Nëse këto ndërtesa nuk janë për kryetarët për kënd duhet të shërbejnë atëherë. Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kjo është si duhet të jetë dhe të qëndroj”, u shpreh Kurti.

Lidhur me kërkesën për largimin e Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale, ka thënë se “mund të rishikojmë”.

“Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë së Kosovës nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale të cilat kanë sulmuar dhe plagosur gazetarët, policinë tonë dhe ushtarët e NATO-s, duhet të kthehen në Serbi ose në burg.

Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike, duke qenë kryeministri i vendit më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me policinë më profesionale e cila është e orientuar nga perëndimi.

Unë kam në kabinetin tim ministrin serb Nenad Rashiç, i cili nuk i takon partisë së Aleksandar Vuçiç dhe ai është njeri më i urryer në Serbi. Serbia nuk lejon pluralizëm politik”, u shpreh Kurti.

I pyetur rreth mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, Kurti u shpreh se “jam i gatshëm të dëgjoj propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi që të vendoset sundimi i ligjit në vend”.

“Nuk do të lejoj që dikush të ndajë dhe të përçajë Republikën tonë demokratike”.

Lidhur me situatën në veri, dhe deklaratat e ashpra nga SHBA-të dhe BE-ja, Kurti theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë aleatë të pakontestueshëm të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit