-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre hoqën dorë, tre u eliminuan! Tre mln Euro tender nipit të ish-deputetit të PS-së

Kryesoret

Në datë 31 Maj ministria e Mbrojtjes që drejtohet nga Niko Peleshi i ka dhënë tenderin për ndërtimin e hangarit për helikopterë në bazën ajrore të Farkës nipit të ish-deputetit socialist, Sadri Abazi. 407 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro bashkë me TVSH-në ishte fondi limit. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet e tenderit.

384 milionë lekë ofroi bashkimi i operatorëve “AGRI CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construcion” e cila është në pronësi të Arbër Abazit. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ndërtimin e hangarit është 24 muaj, ose dy vite nga momenti që do të lidhet kontrata

Por si u zgjodh fituesi?

Ministria e Mbrojtjes thotë se fituesi i tenderit për hangarin ku do të futen helikopterët që do të vijnë nga SHBA u bë bazuar te oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim. Por të shohim pak ofertat e tjera.

Në garë ishin në total tetë kompani. Tre kompani nuk kanë paraqitur fare ofertë duke ngritur dyshime për fasadë. Tre kompani paraqitën oferta shumë herë më të vogla se fituesi, përkatësisht; “Kacdedja” dhe “Ulza” 315 milionë lekë, “Llazo” 325 milionë lekë dhe “Salillari” me “Bajramin” 359 milionë lekë.

Por pavarësisht këtij fakti, pra që kishte oferta shumë herë më të vogla, komisioni i vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes i ka kapur me disa kushte të paplotësuara këto kompani duke zgjedhur bashkimin e operatorëve ku brenda është edhe firma e Arbër Abazit.

Ministria e Mbrojtjes synon që të ndërtojë një hangar të ri për strehimin e helikopterëve UH60 “Black Hawk” që mbërrijnë këtë shtator nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit