-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Escobar pas takimit me Kurtin: SHBA, përkrahësja më e madhe e Kosovës!

Kryesoret

I dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në Kosovë ka ardhur si përkrahës i madh i shtetit të Kosovës dhe se kërkesa e vetme është që të dëgjohet komuniteti ndërkombëtar.

“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gjë dua të them. Erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Të bëjmë më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka shtuar se e respekton Qeverinë e Kosovës dhe strukturën Kushtetuese të Kosovës, por se po mundohet të gjendet një formulë për “harmoni mes grupeve etnike”. Escobar dënoi sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit e dhunshëm serbë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit