-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irena Beqiraj: Gratë të përshtatura apo gra të korruptuara?

Kryesoret

Në studimet shkencore mbi korrupsionin në gjithë botën gjendet një lidhje e drejtpërdrejtë e tij me zhvillimin ekonomik, kulturën e shoqërisë, mirëqeverisjen, moshën e demokracisë edhe trashëgiminë komuniste.

Por në asnjë studim nuk kam hasur në përfundimin që gratë janë më të korruptuara se burrat  përkundrazi, e kundërta provohet.

Në Shqipëri deri tani janë akuzuar edhe arrestuar më së shumti gra për korrupsion. Janë gratë që paskërkan guxuar “të hanë mollë e dardha” prapa krahëve të shefave e shefeve të tyre.

Çuditërisht gratë paskërkan guxuar të bëjnë korrupsion, kanë braktisur integritetin pikërisht cilësinë për te cilën janë zgjedhur në vend të parë, kur shefat e veshur me kostume Brioni e shefet e tyre me çanta Luis Vuitton i paskërkan “hapur luftë pa kompromis” kësaj sëmundje të mallkuar.

E pra, kjo shkon në kundërshtim me të gjitha rezultatet e arritura shkencërisht, nga studiuesit e sjelljes edhe ekonomistët në tre dekadat e fundit.

Ose gratë tona qenkërkan një lloj i veçante në gjithë botën, përjashtim nga e zakonshmja, ose që shefat e tyre të mos lodhet nga pushteti, por që pushteti i tyre të raskapisë gjithë të tjerët, gratë kanë vendosur të përshtaten!

A janë gratë tona qenie të lindura edhe të rritura pa integritetit, apo e kanë braktisur atë sepse fjalia kyçe për të mbijetuar apo për të pasur sukses në sistemin që kemi ngritur është të përshtatesh e të shërbesh me çdo kosto për të qenë ti ylli në ngjitje ?

Çfarë nuk shkon këtu? Këto ishin pyetjet që po përpiqesha tu përgjigjesha, ndërsa notoja sot në mëngjes, edhe vura re që u lodha mezi bëra 1.5 Km.

Nesër do zgjedh të pyes veten për çështje më të lehta , si për shembull a i hidhet tiramisu-së esencë limoni, kështu të gjitha gratë, ato që drejtojnë, ato që janë në burg (edhe unë vet) do jemi më të kënaqura me performancën time sportive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit