-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova e dekoroi, Kadare: Populli shqiptar triumfoi

Kryesoret

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”. Osmani tha se Kadare ka mbrojtur e ka promovuar kulturën, traditat e gjuhën shqipe.

“Ju keni qenë vazhdimisht pikë referimi për shqiptarët. Ju e keni shpalosur artistikisht si rrallë kush historinë e tradita shqiptare. Ju e keni mbrojtur e keni promovuar kulturën shqiptare, si dhe keni qenë një gardian i së drejtës së popullit shqiptar”, tha Osmani.

Kadare tha se për të nuk ka nderim më të madh se dekorata që mori nga Osmani. “Së pari ju falënderoj, jam shumë i prekur që të jem afër jush për këtë nderim kaq të madh. Është një fat i radhë që një popull të nderoj dhe të të quaj bashkëmbrojtës të të drejtave te tij.

Për fat të keq Shqipëria ka pasur një rrugë të gjatë historike të shkelur me këmbë nga forcat e huaja por për fat të mirë ajo i ka kapërcyer vështirësitë e errëta të historisë dhe gjithçka tjetër që mund ta pengojë një popull që të jetoj i lirë. Vetëmbledhja jonë këtu tregon triumfin e popullit shqiptar. Nuk ka nderim më të madh për një intelektual se sa kjo që po e përjetoj sot këtu”, theksoi Kadare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit