-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajmi për arrestimin e Dakos doli dy ditë para/ SPAK: Po hetojmë kush e nxori sekretin

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor në lidhje me dosjen e arrestimit të Vangjush Dakos dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë së Durrësit. Lajmin për arrestimin e Dakos doli dy ditë përpara se t’i viheshin prangat. SPAK njofton se ka nisur procesi i hetimit tek të gjithë personat që kanë pasur dijeni dhe aktet në dorë për të zbuluar kush e nxori sekretin hetimor.

Deklarata e plotë e SPAK-ut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet për kryerjen e veprës penale ”Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

Fillimi i hetimeve kryesisht për këtë vepër penale është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të shtetasve Vangjush Dakos, etj, të kryera në kuadër të procedimit penal nr.197 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme.

Objekt i hetimeve do të jenë veprimet e të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e veprimeve procedurale për caktimin e masave të sigurimit për procedimin penal nr.197 viti 2020, duke përfshirë funksionarët e drejtësisë, personelin administrativ të organeve procedurale, si dhe çdo person tjetër që ka marrë dijeni për veprimet procedurale për shkak të funksionit të tij, të cilët mundet të kenë zbuluar të dhënat sekrete ndaj personave të tretë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit