-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të bëjmë një hap pas”, deputeti i PD: Duhet Kuvend pajtimi brenda partisë

Kryesoret

Deputeti i PD, Helidon Bushati ka reaguar në lidhje me tensionet brenda partisë së tij.

Në një postim në facebook Bushati është shprehur nevojitet një Kuvend Pajtimi brenda Partisë Demokratike si e vetmja mënyrë për të pasur një riorganizim dhe ringritje.

Postimi i plotë:

Duhet Kuvend Pajtimi!

Zgjedhjet vendore të 14 majit na dëshmuan më së miri se të ndarë humbasim të gjithë.

Referuar situatës së pazakontë nëpër të cilën ka kaluar Partia Demokratike pergjatë këtyre viteve si dhe humbjes apo disfatës në zgjedhjet që lëmë pas, ky moment duhet të jetë një mundësi për ndërgjegjësim, reflektim objektiv dhe jo një mundësi për të gjetur alibi apo justifikime për humbjen.

Ajo çfarë kam propozuar, çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i vitit 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëvë dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.

Vlersoj se është më e drejtë dhe denjitoze duke filluar nga UNË dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në  nivel qarqesh apo në nivel kombëtar se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të  përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne.

Ky është detyrimi yne, vetëm kështu mund të ringrihemi. Jemi ne ata që duhet  t’iu  japim mundësinë dhe të mbështesim fort formësimin e një klase të re politike në drejtim të Partisë Demokratike.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit