-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drafti për Asociacionin! Rama: Veriu mund të kalojë në menaxhim të trupave ushtarake

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se është shumë i shqetësuar për situatën e krijuar në Kosovë dhe për këtë arsye, tha se ka hartuar një draft për Asociacionin. Draftin, tha se nuk e ka konsultuar me Albin Kurtin. Në lojë, u shpreh Rama, nuk është fati i Kurtit, por i Kosovës.

Jo, nuk e kam konsultuar me Albin Kurtin dokumentin. Nuk është fati i Kurtit sot në lojë, por fati i Kosovës si e tërë. Kërcënimi shumë i madh Kosovës nuk i vjen nga Serbia, por reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel, ku e humbura e madhe është Kosova. Këtë kontribut dua ta kthej në një mundësi për dialogun.

Pastaj e dinë vetë ata që marrin pjesë në dialog se çfarë marrin në konsideratë. Të dyja palët duhet të bëjnë këtë punë, por për Kosovën është jetike që të dalë nga kjo dhe të finalizojë procesin që finalizohet me njohjen e ndërsjellë. Nuk kam dalë vullnetar për të bërë marrëveshje.

Thjesht kam dhënë një kontribut që bazohet në punën e një grupi “top” ekspertësh për tryezën e dialogut. Drafti është statuti i Asociacionit i komunave serbe, që merret vetëm me këtë çështje.

Nëse zgjidhet kjo është zgjidhur nyja gordiane dhe është hapur rruga për njohjen. Unë nuk jam as për ta gjykuar dhe as për ta sulmuar, Albin Kurtin bota e tërë demokratike me emër dhe mbiemër” tha ai.

LIVE-Rama: Kam propozuar një draft për Asociacionin në Kosovë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit