Të paktën 25 persona kanë vdekur, duke përfshirë 9 fëmijë dhe 12 gra, pasi një minibus ra në një humnerë në veri të Afganistanit.
Ngjarja ndodhi në një zonë malore me rrugë gjysmë të asfaltuara në provincën Sar-e-Pul teksa minibusi me pasagjerët po ktheheshin nga një dasmë. Ata po udhëtonin nga një pjesë e lagjes Sajad në tjetrën.
Din Mohammad Nazari, zëdhënësi i komandantit të policisë lokale, fajësoi shoferin e minibusit për aksidentin. Ai tha se makina ra në një gropë të thellë për shkak të pakujdesisë së tij. Ende nuk dihet nëse ka të mbijetuar.
Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Afganistan, kryesisht për shkak të kushteve të këqija të rrugëve dhe pakujdesisë së shoferëve në autostrada.