Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me dhunën e regjistruar në Krujë mes fisit Rraja dhe atij të Maja.
Meta në reagimin e tij shkrua se dhuna në Krujë ka emrin dhe fytyrën e kryeministrit, Edi Rama.
“Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes”, që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve.
Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari,” shkruan Meta.









